Formula 1 në Meksikë, Vettel fiton provat e lira

29/10/2016 00:00

Sebastian Vettel është fituesi i provave të para te lira të Çmimit të Madh të Meksikës në Botërorin e Formula 1. Piloti gjerman i Ferrarit i befasoi të gjithë teksa shënoi kohën më të shpejtë të ditës në përfundim të dy sesioneve të këtyre provave duke i lënë pas Hamilton dhe Rosberg.

Vettel që përdori gomat super të buta, e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 19 sekonda e 790 të mijtat. Kampioni i botës në fuqi, Lewis Hamilton u rendit në vendin e dytë me vetëm 4 të mijtat më shumë se Vettel, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Nico Rosberg me 1 minutë 20 sekonda e 225 të mijtat.

Kjo është hera e parë që nga muaji gusht në Belgjikë që Ferrari arrin të dalë fitues në provat e lira në një garë të Formula 1.

Klasifikimi i provave të lira të Çmimit të Madh të Meksikës vijon me ferraristin tjetër, Kimi Raikkonen i ndjekur nga Daniel Ricciardo, Nico Hulkenberg dhe Max Verstappen. Ky i fundit që pati një moment dramatik në këtë ditë provash teksa pa që makina mori flakë të cilën mekanikët e shuan shumë shpejt.

Top Channel