90 kuadro në vaj, punime të 9 viteve të fundit, piktori  Bashkim Ahmeti Izano i prezanton për publikun në Galerinë Kombëtare të Arteve. Peizazhet nga qyteti i lindjes Gjirokastra, por dhe admirimi për shkrimtarin Ismail Kadare, zënë një pjesë të ciklit të punimeve të tij.

“Kam dashur ta pikturoj atë. Kjo është lidhja e vërtetë që kam me Kadarenë, ajo e një shkrimtari të madh me admiruesin e  tij, pastaj ne jemi nga një qytet kemi parë të njëjtat peizazhe të njëjtat panorama”, rrëfen vetë piktori.

Legjendat shqiptare zënë një pjesë të rëndësishme të ekspozitës personale të artistit, i cili duket se idetë për pikturen e tij i ka patur të qarta qysh në krye të herës.

“Piktorët dhe artistët e dinë që herët se çfare do të bëhen. Unë kam nisur në moshën 12-vjeçare. Pas liceut kam punuar për një kohë të gjatë dhe kam gjetur fijet me të cilat thura piturën”, shprehet Bashkim Ahmeti Izano.

Ekspzoita personale e artistit do të qëndrojë e hapur deri në datën 25 nëntor.

Top Channel