Tiranë, përplasje me armë zjarri; në kërkim autori

22/10/2016 00:00

Disa të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme, rreth orës 18:30, në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet.

Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë dërguar forcat e komisariatit të policisë numër 4 dhe njësitë Shqiponjat, të cilat në adresën e dhënë kanë kontaktuar me shtetasin me inicialet Q.C, i cili ka deklaruar se ishte përplasur me një drejtues mjeti tjetër, i cili kishte qëlluar një herë në ajër me armë zjarri.

Në vend ngjarje është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një gëzhojë, bëjnë të ditur burime policore. Ndërkohë janë ngritur pikat e kontrollit dhe po punohet për kapjen e drejtuesit të mjetit, që rezulton i tipit “Ford”.

Top Channel