Reshjet përmbytin qindra hektarë në Lezhë

22/10/2016 00:00

Reshjet e shiut të rëna gjatë natës kanë zaptuar nën ujë qindra hektarë tokë në Qarkun e Lezhës, ku më të goditura janë Zadrima dhe Torovica.

Në zonën e Zadrimës përllogariten rreth 300 hektarë tokë nën ujë, në ish-kënetën në Balldre-Torovicë janë rreth 400 hektarë nën pushtetin e ujit.

Problem nga reshjet ka edhe në zonën e Bregut të Matit dhe Barbullujoë dhe në zonën e Kurbinit, ndërsa në qytetin e Lezhës dhe zonat përreth tij, situata paraqitet pa probleme.

Drejtoria e Bujqësisë në këtë qark njofton se për shkak të reshjeve të mëdha në një territor më të gjerë dhe për shkak të tejngopjes së tokës me ujë, prurjet nga kanalet kulluese dhe lumenjtë janë shumë të mëdha. Gjithsesi, kjo drejtori shton se hidrovoret janë në gjendje pune të plotë dhe tërheqja e ujit vazhdon normalisht.

Top Channel