Llogara, bie në humnerë, humb jetën turisti francez

22/10/2016 00:00

Një turist francez ka ndërruar jetë këtë të shtunë në Vlorë, për shkak të një aksidenti që i kishte shkaktuar plagë të rënda.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se turisti 67-vjeçar me inicialet A.T ra nga një lartësi e madhe në vendin e njohur si Maja e Qorres, në Llogara.

Në momentin e rrëzimit, ai ishte së bashku me 8 shtetas të tjerë francezë, të cilët po vizitonin vendin tonë. Si pasojë e rënies, 67-vjeçari mori plagë të rënda në kokë.

Një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë shkoi drejt vendngjarjes për të marrë trupin, por nuk u ul dot për shkak të mjegullës.

Top Channel