Hajrie Rondo, mirënjohja e Tiranës

22/10/2016 00:00

Aktorja e mirënjohur shqiptare Hajrie Rondo është tashmë mirënjohja e qytetit të Tiranës. Vlerësimi i është dorëzuar nga vetë kreu i bashkisë Erion Veliaj.

“Për ne është një bekim, një inkurajim i jashtëzakonshëm që more përsipër këtë sfidë, dhe duke marrë përsipër këtë sfidë, i ke dhënë kurajë kaq shumë djemve, vajzave, njerëz që ndoshta po kalojnë vështirësi dhe dramat e tyre, por duke parë kurajën tënde sot janë  bërë me krahë. Të falënderojmë shumë dhe të japim këtë medalje, si mirënjohje dhe respekt nga gjithë qyteti i Tiranës, për gjithë kontributin tënd ndër vite, sidomos për kurajën që na ke dhënë këto ditë, duke u rikthyer në skenë, e duke na e rikthyer shpresën të gjithëve”, u shpreh Veliaj në ceremoninë e dorëzimit të medaljes.

Personazhi i njohur i Tanës në filmin “14 vjeç dhëndër” është një nga dhjetëra rolet e mrekullueshme që Hajrie Rondo ka luajtur në disa dekada karrierë në skenën e teatrit dhe të filmit. Së fundi, pasi fitoi betejën e jetës me sëmundjen, ajo është rikthyer në skenën e teatrit Metropol me komedinë “Tre dhëndurët”, e cila shërbeu si mundësi që Tirana të shprehë vlerësimin për kontributin e saj si një nga aktoret më të dashura për shqiptarët.

Top Channel