Formula 1, Hamilton në Pole Position, Rosberg niset pas tij

22/10/2016 00:00

Mercedes dominon edhe në provat zyrtare në Çmimin e Madh të Austin të SHBA-ve në Botërorin e Formula 1.

Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg dhe ishin sërish të pakapshëm.

Hamilton ka dalë triumfues ndaj shokut të skuadrës me 1 minutë 34 sekonda e 999 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg i cili kapi kohën 1 minutë 35 sekonda e 215 të mijtat.

Ndërsa nga vendi i tretë dhe i katërt do të nisen dy pilotët e Red Bull, Daniel Ricciardo dhe Max Verstappen.

Ferrari vijon të jetë pas makinave të Mercedes dhe Red Bull, dy pilotët e saj, Kimi Raikkonen dhe Sebastian Vettel, respektivisht do të nisen nga vendi i 5-të dhe 6-të.

Top Channel