Reshjet, emergjencat në gatishmëri

05/09/2016 00:00

Ministria e Brendshme i kërkoi të hënën prefekturave dhe bashkive të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë për shirat që priten të bien në datat 5 dhe 6 shtator.

Ministri i Brendshëm urdhëroi ngritjen e shtabeve të emergjencës për të vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet që disponojnë.

Tahiri deklaroi se, drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovoreve dhe OSHEE janë njoftuar të nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura.

Ministria e Brendshme i kërkoi qytetarëve të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet e tyre gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut.

Bashkia më e madhe e vendit, ajo e Tiranës njoftoi se ka mbledhur Shtabin e Emergjencës për të ndarë detyrat për të 24 administratorët dhe për të gjitha ekipet lokale të ndihmës për përballimin e problematikave që mund të shfaqen gjatë mbrëmjes së të hënës dhe gjatë gjithë ditës së martë.

Top Channel