Ikën Shehu, Dritan Sejko drejtor i ri i AKU-së

05/09/2016 00:00

Dritan Sejko është drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, i cili u prezantua sot në ambjentet e këtij institucioni nga kryeministri Rama dhe ministri i Bujqësisë, Panariti.

Sejko zëvendëson në këtë detyrë Isuf Shehun, që e mbajti postin e drejtorit që prej muajit shkurt të këtij viti.

Në fjalën e tij, Sejko deklaroi se, do të çojë përpara zhvillimin e institucionit, duke ndjekur projektet e nisura nga parardhësi i tij.

Ndërsa ministri Panariti i uroi sukses drejtorit Sejko dhe falenderoi ish-kreun e AKU-së, Shehu, për punën e bërë, duke nënvizuar se pranonte dorëheqjen e tij për arsye personale.

Top Channel