Aksident me pasojë vdekjen në Fier

05/09/2016 08:05

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është regjistruar një aksident me pasojë vdekjen e një personi në aksin Fier-Berat, në vendin e quajtur “Kthesa e Patosit”.

Aksidenti ka ndodhur në orën 05:30, kur mjeti tip Toyota, me targa AA 876 OF, që drejtohej nga shtetasi Bako Telhaj, 24 vjeç, banues në Skrapar, ka aksidentuar rëndë shtetasin me iniciale K.B, 65 vjeç, banues në fshatin Grecalli të Fierit. I aksidentuari gjeti vdekjen në spital.

Është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Top Channel