Kanë përfunduar të gjitha testimet dhe tashmë sistemi i ri Android ka nisur të shpërndahet nëpër pajisjet, telefonë dhe tabletë që plotësojnë kërkesat e vendosura nga Google.

Filimisht, Android 7.0 Nougat është duke u instaluar nëpër pajisjet e fundit të familjes Nexus, duke përjashtuar produktet e prodhuara para 2014.

Sistemi i ri ka disa ndryshime të vogla dhe është përqendruar më shumë në thjeshtimin e përdorimit, ndaj Google ka paralajmëruar të gjithë klientët që të mos presin atë ndryshimin e madh që ndodhi nga kalimi Android 5 tek Android 6.

Ndryshimet prekin lirshmërinë dhe komoditetin në përdorim, përforcimin e sigurisë dhe thjeshtim të përditësimit. Sa i takon kësaj të fundit, edhe vetë Android 7 mund të instalohet në “background”, çka do të thotë se në momentin e parë të fikjes dhe ndejzes së pajisjes, sistemi mund të jetë i instaluar automatikisht.

Lidhur me lehtësimin e përdorimit, për herë të parë në këtë sistem është futur si mundësi kthimi i përgjigjies së një mesazhi direkt nga seksioni i njoftimeve, pa qenë nevojë që të hapet aplikacioni përkatës.

Sa i takon sigurisë, me Android 7 personat mund të zgjedhin vetë se çfarë aksesi do t’u japin një aplikacioni, për shembull vetëm fotogalerinë, pa i dhënë akses në të gjithë pajisjen apo kartën e memories kur ruhen të dhëna personale.

Top Channel