Korçë, përcillen në banesën e fundit dy të rinjtë e mbytur në rezervuar

21/08/2016 11:35

Janë përcjellë për në banesën e fundit dy të rinjtë Rei dhe Berti Tahirllari, të cilët u gjetën të mbytur në një kënetë afer fshatit Qatrom, në Korçë.

Dy të rinjtë kishin shkuar mëngjesin e së premtes në vendin e quajtur Gropa e Danielit për t’u freskuar, por nuk kanë dalë më nga uji. Një shoku i tyre njoftoi policinë pasi dëshmoi se kishte gjetur në tokë rrobat e dy të rinjve 19 dhe 18 vjeç dhe pas shumë orë kërkimesh është dashur ndihma e polumbarëve për të nxjerrë nga thellësia e ujit të kënetës trupat e pajetë.

Policia po heton për ngjarjen, ndërsa autoritetet lokale thonë se do të hetojnë për mënyrën se si është krijuar kjo kënetë. Sipas banorëve, ai vend është përdorur për të marrë argjil për fabrikën e tullave.

Top Channel