Lezhë, asgjësohen 2 mijë bimë narkotike

20/08/2016 00:00

Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, duke asgjësuar 2.000 rrënjë kanabis.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në vendin e quajtur Gëziq u konstatua prania e bimëve dhe u krye asgjësimi i tyre me anë të djegies.

Uniformat blu po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërkohë që materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm.

Top Channel