Grabitjet, vidhet një pikë këmbimi valutor dhe një e shpërndarjes së gazit

08/08/2016 00:00

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur paraditen e kësaj të hëne në rrugën e vjetër që lidh Tiranën me Fushë Krujën.

Nga të dhënat e fundit mësohet se dy persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur një shumë parash.

Për momentin nuk dihet shifra e saktë, por forcat e policisë kanë mbërritur tashmë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Nga dëshmitë e para të mbledhura rezulton se grabitësit janë larguar në bordin e një automjeti tip “Benz” pa targa, pa mundur të preknin kasafortën e pikës së këmbimit.

Më herët gjatë ditës, një krim i ngjashëm u krye në një pikë të shpërndarjes së gazit në fshatin Fushë Prezë, ku dy persona të armatosur grabitën rreth 600 mijë lekë të reja, pasi kërcënuan me armë rojen e objektit.

Top Channel