Tiranë, gjendet i pajetë një 17-vjeçar në landfillin e Sharrës

07/08/2016 00:00

Në vendgrumbullimin e mbeturinave, në Sharrë  të Tiranës, është gjetur pa jetë trupi i një 17-vjeçari të quajtur Ardit Xhoklaj.

Nga hetimet paraprake, rezulton se  i riu i kishte duart të veshur  doreza dhe në trup është I mbuluar me një mushama, të njëjta me të  punonjësve që mbledhin mbeturinat në terren.

Viktima dyshohet të ketë humbur jetën mbrëmjen e djeshme. Trupi është transportuar për në morg ku po kryhet autopsia nga eksperti mjeko ligjor.

Ende nuk dihet shkaqet e vdekjes megjithëse burime nga policia thonë se viktima ka dëmtime në fytyre.

Nuk dihet edhe nëse  i riu punonte në këtë  landfilld, por trupi i tij është gjetur rastësisht nga një punëtor i këtij vendgrumbullimi të mbeturinave.

Top Channel