Meteori goditi avionin? Tjetër teori për rrëzimin e “Egypt Air”

24/05/2016 00:00

Autoritetet me kalimin e ditëve  po tregohen akoma edhe më shumë të rezervuar sa i përket informacioneve për zhdukjen e avionit Egypt Air.

Ndërsa nga ana tjetër mediat vijojnë me spekulimet e tyre. Daily Mirror flet për një tjetër teori tronditëse, atë se një meteor ishte shkaktari i vërtetë i tragjedisë ajrore.

Sipas gazetës britanike, një meteor i cili peshonte plot 10.000 ton goditi atmosferën e tokës të martën e kaluar, ndërsa ka rënë me një shpejtësi  67,000 km dhe pjesët e tij janë shpërndarë në Argjentinë, Groenlandë, Australi dhe në Lindjen e Mesme.

Rusia ishte vendi i parë që ka paralajmëruar në lidhje me një meteor i cili do të depërtonte atmosferën – dhe në veçanti Moska theksoi rrezikun për trafikun ajror.

Ndërkaq nga ana tjetër kreu i autoritetit të mjekësisë ligjore të Egjiptit ka hedhur poshtë lajmin se biopsia e disa pjesëve të trupit të viktimave  tregon se ka pasur një shpërthim në bord.

Në kushte anonimati një zyrtar i lartë tha për Associated Press se ai kishte shqyrtuar personalisht këto pjesë të trupit të tyre dhe ka hedhur poshtë skenarin e shpërthimit.

Më vonë ishte vetë agjencia egjiptiane shtetërore e lajmeve Mena e cila ka denoncuar këtë lajm duke e quajtur të rremë.

Kjo ka shtuar një tjetër kontradiktë ndërmjet asaj që flasin burimet zyrtare për këtë tragjedi dhe asaj që flasin mediat për fluturimin fatkeq MS804.

Top Channel