Microsoft njoftoi hedhjen në treg të një përditësimi për Windows 10 Mobile, me anë të të cilit synon të rrisë përformancën e sistemit të vet operativ.

E rritja e performancës nis me rritjen e fashës së kritereve që kërkon kompania e Bill Gates për të instaluar këtë përditësim.

Së pari, telefonat duhet të kenë minimumi 1 GB RAM dhe së dyti të paktën 8 GB ROM, ose siç njihet ndryshe hapësirë për instalime programesh, videosh apo fotosh.

Deri para këtij përditësimi, Windows 10 Mobile mjaftohej me 512 MB RAM dhe 4 GB ROM.

Microsoft njoftoi se të gjitha pajisjet që nuk plotësojnë dy kriteret e përmendura mësipër, atëherë përditësimi nuk do të ndodhë dhe sistemi do të vazhdojë të jetë 8.1.

Ndërkohë, së bashku me përditësimin për telefonat inteligjentë, Microsoft ka hedhur një të tillë edhe për sistemet për kompjuterat.

Top Channel