Google është duke testuar gjyrën e zezë në linqet e rezultateve që shfaqen në faqen e kërkimit. Kjo e re është vënë re në rrjetet sociaole dhe në forumet e përdoruesve të ndryshëm.

Megjithatë vetë kompania as nuk ka konfirmuar e as mohuar këtë modifikim, që ishte një nga karakteristikat e pakta që kishte mbetur e paprekur nga grafika e motorit të kërkimit, që para 18 vitesh.

Në 2104 kompania ka modifikuar logon që përdorte, duke spostuar ‘g’ e dytë një piksel në të djathtë dhe ‘l’ poshtë djathtas me një tjetër piksel.

Top Channel