Në rastin e teknologjisë që tashmë quhet e vjetër kundrejt makinerive të botës së re, një pronar i Apple Watch i ka instaluar pajisjes programin Windows 95.

Në një klip në Youtube programuesi Nick Lee tregon se si duket programi i Windows në një orë Apple.

Ashtu dhe siç shpjegon Lee, kapaciteti i Apple Watch tejkalon atë të Windows 95, kështu që do të ishte e lavdërueshme që kjo pajisje suporton një program kaq të vjetër.

Rezultati në fakt është mjaft i ngadaltë, por ja që punon shumë mirë. Megjithatë Lee ka bërë një sërë hakerimesh që kjo të punojë, veçanërisht pasi Apple nuk të lejon të instalosh kaq lehtë një sistem të ri operativ në pajiset e saj, apo aplikacione të paskanuara nga Apple.

Top Channel