Justin Bieber dhe Selena Gomez mbajnë rekordin për foton më të pëlqyer në Instagram. Ata janë ndarë prej vitesh, por në rrjete sociale mbeten çifti më i dashur.

Një foto ku Bieber dhe Gomez puthen ka marrë 3.5 milionë pëlqime, duke vënë rekordin si fotoja më e pëlqyer në Instagram.

Fotoja është shkrepur gjatë një dite pushimi në plazh, ku të dy shihen me rroba banjo e me syze dielli. Përpos 3.5 milionë pëlqimeve, kjo foto ka edhe 1 milion komente nga fansa dhe kritikë të dy këngëtarëve.

Rekordi për foton më të pëlqyer në Instagram mbahej nga Kendall Jenner, por tashmë modelja është 7 mijë “like” mbrapa Justin Bieber dhe Selena Gomez.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel