Lewis Hamilton është 43 pikë mbrapa shokut të skuadrës, Nico Rosberg, në klasifikimin e përgjithshëm, por kjo nuk e pengon atë që të bëjë qejf në lokalet më të mira të natës.

Pas Çmimit të Madh të Rusisë, piloti kampion bote ka udhëtuar menjëherë drejt Nju Jorkut për të marrë pjesë ne galanë e “Met Ball”. Nga aty, 31-vjeçari udhëtoi drejt Athinës, për t’u rikthyer në Londër me avionin privat.

Por, përmes një seri fotosh dhe videosh në Snapchat, ai tregoi se të mërkurën ishte duke shijuar jetën e natës në Miami.

Në videot e postuara, Hamilton shihet nën shoqërimin e femrave, me shisha, alkool dhe duke kërcyer.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel