Përdoruesit e Apple janë paralajmëruar që të mos hapin linkun e dërguar nga një mesazh që thotë “Your Apple ID has expired” (ID juaj Apple ka skaduar).

Bëhet fjalë për një mashtrim që drejton përdoruesit e “Mollës” që të vendosin emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin në një faqe të rreme, që çuditërisht ka të njëjtin link si Apple ID normale.

Ekspertë të sigurisë kibernetike thonë se deri më tani janë disa qindra persona që kanë rënë pre e këtij mashtrimi. Të gjithë këtyre u këshillohet që të ndryshojnë të dhënat e veta dhe fjalëkalimet për të shmangur vjedhjen e tyre.

Ndërkohë, forume teknologjike thonë se Apple është vënë në dijeni të këtij mesazhi dhe po punon për shmangien e tij.

Top Channel