Një postim i pakujdesshëm, një mesazh, një email dërguar personit të gabuar dhe puna apo martesa juaj janë në rrezik.

Të shpërndash informacione private nëpërmjet internetit mund të jetë e rrezikshme, dhe nëse bëhet pa kujdes dhe vëmendje nuk ka kthim mbrapsht.

Sipas një sondazhi ndërkombëtar të kryer nga Kaspersky Lab dhe B2B International mbi 12 mijë persona, 28% e përdoruesve pranojnë se kanë shpërndarë aksidentalisht informacione konfidenciale, dhe prej tyre, një në tre ka vuajtur edhe pasojat, si humbje miqsh, akte bulizmi, humbje financiare dhe humbje të vendit të punës.

Infomacionet private të publikuara, me qëllim apo gabimisht, përfshijnë foto personale (45%), detaje kontaktesh (42%), foto të personave të tjerë (20%), informacionet personale dhe informacione pune. Ndërkohë, një i intervistuar në 6 ka ndarë sekrete (16%), ndërsa 9% ka komunikuar informacion privat një tjetër personi.

Gjysma e të intervistuarve ndihet i shqetësuar për ndikimin që një informacion i caktuar mund të ketë nëse bëhet publik. Vetëm 4 në dhjetë persona janë të idesë që të bëjnë një kontroll të dyfishtë të mesazheve dhe postimeve para se ti shpërndajnë ato

Top Channel