Ndodh ndonjëherë që të kemi një ndjesi pasigurie, për shembull kur ecim vetëm natën në rrugë teksa kthehemi në shtëpi, apo kur jemi në një qytet që nuk e njohim.

Por kjo ndjesi shqetësimi mund të jetë dhe për të adshurit tanë, një fëmijë që sapo ka fituar autonominë, apo një prind i moshuar që nuk mund ta lëmë vetëm. Për këtë vjen në ndihmë teknologjia. Ja disa pajisje që mund të na hyjnë në ndihmë.

Cegno, për më të vegjëlit
Një pajisje e menduar për fëmijët, me një rip të gomuar dhe ka forma të rumbullakosura. Ai funksionon me një GPS dhe një kartë sim që të jep mundësinë të bësh telefonata. Me dy butona mund të memorizosh numrat e telefonit të nënës dhe babait.

TRENDnet HD BabyCam, videokamera smart
Kjo videokamer është menduar për të mbajtur në kontroll dhomën e jnë fëmije edhe kur jeni larg. Pas lidhjes me një aplikacion në smartphone, mund të shohim në kohë reale se çfarë ndodh apo edhe regjistrime. BabyCam ka dhe vizualizimin për nantën dhe një mikrofon dhe atopolant. Përveç kësaj ka sensorë lëvizje dhe temperature që të nis mesazh emaili nëse dhoma është shumë e ftohtë apo shumë e nxehtë, dhe nëse ka lëvizje të dyshimta.

Aplikacionet më të thjeshta “Watch over me”
Edhe një smartphone i thjeshtë mund të kthehet në një pajisje të mirë emergjence. Me “Watch over me”, aplikacion i disponueshëm për Android dhe iOS, aplikacioni regjistron lëvizjet tona, për shembull kur kthehemi vonë nga puna. Nëse shohim një kërcënim, mjafton të shkundim telefonin dhe do të lajmërohen menjëherë kontaktet tona të emergjencës.  Edhe Bsafe You ka pak a shumë të njëjtin funksion.

Family Locator, një rrjet social privat
Motoja e saj është “Qëndro në kontakt me të afërmit, nuk ka rëndësi se ku ndodhen”. Aplikacioni Family Locator, i disponueshëm për Android dhe iOS, është me pasur me funksione. Është një farë rrjeti social, ku të afërmit tanë që përdorin Family Locator, lokalizohen në një hartë ku mund të shohësh se ku ndodhen. Aplikacioni ka dhe një shërbim mesazhor të sofistikuar.

iCam, është një qen roje dixhitale
Aplikacioni iCa, transformon kamerën e lap topit apo kompjuterit tuaj në një kamera sigurie. Ajo punon me dy përbërës,  programi që instalohet në Windows apo MacOS, dhe aktivizon transmetimin audio dhe video dhe një aplikacion për smartphone apo tablet. Konfigurimi është shumë i thjeshtë. Një herë të aktivizohet të jep mundësinë të vëzhgosh deri në 12 vende të ndryshme, si dhoma e fëmijëve, zyra apo garazhi.

Top Channel