Versioni i ardhshëm i HTC do të dalë publikisht më 12 prill, këtë të martë, por videoja promovuese e pajisjes së re është publikuar më herët.

Sipas The Verge, videoja konfirmon se pajisja do të quhet HTC 10, duke ndjekur linjën e telefonit të një viti me parë, HTC M9, por nuk dihet nëse do të jetë shkronja “M”.

Nga zërat e mëparshëm thuhet se HTC 10 do të jetë 5.2 inç, me cilësi HD, Qualcomm’s Snapdragon 820 chipset, and 4GB of RAM.  Thuhet se kamera dot ë jetë 12 megapiksel “Ultra Pixel”, me fokusim të objektit dhe autofokus lazer. Ndërsa kamera e përparme do të jetë 5 megapiksel.  Por këto detaje pritet të konfirmohen këtë të martë.

Top Channel