WhatsApp do të ketë sërish ndryshime. Aplikacioni i mesazheve më i përdorur në botë do të ndryshojë modelin e mesazheve.

Mund të shkruash në shkronja të pjerrëta, të errëta dhe gërma. Ende nuk ka një komandë të veçantë, por duke shtuar disa karakteristika të versionit Beta, të shkarkueshme nga dyqanet dixhitale, disa simbole dhe kode para fjalës që dëshiron mund të bëjnë ndryshimin.

Për të shkruar me shkronja të pjerrëta, mjafton të shtoni para dhe pas fjalisë simbolin “_”. Ndërsa për të theksuar fjalën mund të përdorni dy asterikset (yjet). Dhe për gërmat para dhe pas fjalës përdor simbolin “~”.

Top Channel