Facebook aktivizoi Safety Check pas një sulmi me bombë në Pakistan, ku mbetën të vdekur rreth 70 persona të dielën, por ky shërbim u aktivizua edhe për pesona që ishin me mijëra milje larg vendit të krimit.

Pas kësaj anomalie, kompania ka kërkuar falje se njoftimi urgjent i ishte dërguar shumë personave që nuk kishin të bënin me sulmin në Pakistan, duke bërë që të ngjallnin panikë dhe konfuzion.

“A jeni mirë? Duket se ju jeni në zonën e Gulshan-i-Iqbal, Lahore, Pakistan, ku ka pasur një shpërthim. Njoftoni miqtë që ju jeni të sigurt”, thuhej në mesazhin që kanë marrë shumë përdorues të Facebook-ut.

Një shërbim i tillë, ashtu si tek ngjarjet e Parisit në nëntor apo ato të Brukselit, e bën më të lehtë për t’i treguar familjarëve, miqve dhe të afërmve se jeni të sigurtë në zonë pas sulmeve terroriste.

Nëse një përdorues i Facebook ndodhet në zonë, dhe çekon veten si të sigurtë, ky mesazh do të shfaqet për miqtë e tij.

Deri para se dielës, Facebook ishte kritikuar se nuk e përdor një shërbim të tillë në vendet në zhvillim, por vetëm në Perëndim.

Top Channel