Rreth një dekadë pasi iPhone theu tabutë e teknologjisë celulare, ndoshta evolucioni i smartfonëve ka prekur fundin. Ekspertët e industrisë besojnë se inovacioni po hap rrugë te përfshirja e funksioneve të celularit në pajisje që variojnë nga makinat te frigoriferët dhe ora e bizhuteritë.

Analistët e dizejnuesit e produktit thonë se zbulimet e reja po sfidohen nga limitet praktike që lidhen me gjendjen aktuale të harduerit për nga përmasat e ekranit dhe jetëgjatësia e baterisë.

Shumë firma po eksperimentojnë mënyra të reja që do t’i ndihmojnë klientët të ndërverpojnë me botën përmes prekjes, shikimit dhe tingullit.

Këtu përfshihen pajisjet që aktivizohen përmes zërit që luajnë rolin e asistentit personal si për shembull varëset e zgjuara që kanë të inkorporuar mikrofona ose kufje, të cilët funksionojnë përmes direktivave me zë.

Por cilado platformë ta zëvendësojë celularin, asaj do t’i duhet gjithashtu të përballet me pyetjet që mundojnë botën aktuale të teknologjisë. Jetëgjatësia e baterisë është bërë një nga problemet kryesore, sepse klientët duan të shohin gjithnjë e më shumë video.

Pajisja tjetër që do të pushtojë botën duhet të ketë ekrane më freksibël dhe që mund të punojnë mirë në kushte të ndryshme drite. Kjo ka qenë një nga vështirësitë më të mëdha hasur nga liderët e prodhimit të tanishëm, që të korrespondojë gjithashtu edhe me një çmim të pranueshëm.

Top Channel