Dhjetë vjet pasi Jack Dorsey publikoi Twitter-in me fjalët “sapo rregullova twttr tim”, faqja e mikroblogut nisi të bëhet i rëndësishëm në jetën e shumë njerëzve, por për disa të tjerë ka qënë ndryshimi rrënjësor në jetën e tyre.

Njerëzit kanë postuar historitë e tyre në shënimin e 10-vjetorit të Twitter. Greg Rewis i propozoi për martesë të dashurës së tij në Twitter, një postim 140 karakteresh që i ndryshoi jetën.

“Propozimi nisi si një shaka”, ka thënë Greg përe BBC, “isha duke biseduar me Steph (të dashurën) në Messenger, dhe e pyeta nëse dëshironte të martohej me mua. Ajo tha se nuk ia kisha kërkuar në mënyrën e duhur. Kështu që ia postova në Twitter. Thjesht mu duk se ishte momenti i duhur”. Kështu Greg shënoi propozimin e parë për martesë në mikroblog.

Të tjerë kanë treguar se në Twitter kanë gjetur dashurinë dhe njeriun e jetës. Por 10 vite më pas mikroblogu është bërë mjaft popullor edhe për debatet politike, fushatat elektorale, lajmet e agjencive, të cilat vijnë në kohë reale në mikroblog. Ka dhe nga ata që kanë bërë karrierë me anë të Twitter.

Top Channel