Vetëm një ditë para seancës gjyqësore Apple publikon iPhone e ri, SE, me ekranin 4 polsh.

24 orë më pas Apple do të jetë ballë për ballë për herë të parë me autoritetet amerikane të FBI-së mbi zhbllokimin e iPhone të vrasësit të San Bernardinos.

Këtë të hënë eventi do të zhvillohet në Cupertino dhe mund të përfaqësojë një rast të ri për administratorin e deleguar Tim Cook për të sulmuar qeverinë, kërkesa e së cilës vë në rrezik miliona njerëz.

Krahas iPhone SE sot prezantohet edhe iPad Pro, 9.7 polsh dhe seritë e reja të Apple Watch. Këto të reja vijnë bashkë me frikën për rënie të shitjeve të iPhone.

Analistët presin që këtë tre mujor shitjet të jenë më shumë se sa pritet, një parashikim që ka çuar në një rritje të shifrave për Apple, pas një rënie 19% nga nëntori deri në fund të shkurtit.

Top Channel