Modeli i ri i telefonit të Apple, iPhone SE do të ketë më tepër ngjashmëri me iPhone 5S, pavarësisht se deri tani është folur shumë se për sa i përket dizajnit ai do të kishte ngjashmëro me iPhone 6S.

Amazon ka publikuar disa foto nga prodhuesi Spigen. Aty shihet një dizajn për iPhone SE që ngjan më shumë si iPhone 5S sesa si iPhone 6S. Apple iPhone SE i ri është përfolur se do të vijë me ekranin 4 inç, rezolucionin 1334 x 750 piksel dhe procesori Apple A9 me 2GB RAM.

Opsionet e memories do të jenë mes 16GB dhe 64GB. Kamera e përparme në iPhone të ri të Apple thuhet se do të jetë 5MP dhe kamera e pasme 12MP.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel