Apple ka akuzuar Departamentin Amerikan të Drejtësisë se po përpiqet të ‘njollosë’ kompaninë me kërkesa të ‘pabazuara’ dhe ‘të dëshpëruara’.

Beteja mes kompanisë dhe drejtësisë ka nisur pas kërkesës së FBI që Apple të krijonte një program për të zhbllokuar telefonin e njërit prej terroristëve të San Bernardinos.

Departamenti i Drejtësisë thotë se Apple ka mbajtur një qëndrim ‘të ngurtë’ duke u përpjekur të mbrojë ‘liritë dhe të drejtat’. Madje ajo shkon më tej duke u shprehur se Apple ka ndihmuar qeverinë kineze me sigurinë e iPhone.

Por këshilltari i përgjithshëm i Apple, Bruce Sewell tha në një konferencë për gazetarët se: “Toni me të cilën u lexua deklarata ishte si një aktakuzë”.

“Të gjithë duhet të keni kujdes, pasi ajo duket si një mospajtim i Departamentit të Drejtësisë, se ju mund të jeni armik ose antiamerikanë”, thotë Sewell.

Prokurorët thonë se të dhënat e Apple tregojnë se Kina ka kërkuar informacion nga Apple për mbi 4 mijë iPhone në gjysmën e parë të 2015, dhe Apple ka prodhuar të dhëna në 74% të kohës.

Top Channel