WhatsApp hodhi për përditësim pesë risi në aplikacionin e vet duke thjeshtuar gjërat për përdoruesit.

Në versionin e ri që ka dalë fillimisht për sistemet iOS në App Store, përditësimi përfshin një dezajn më miqësor dhe një korrigjim për një avari që shkaktonte tek disa përdorues mbingarkim të aparateve të tyre celularë.

Gjithashtu, përditësimi mundëson dërgimin e dosjeve në format PDF, që nuk përballohej deri më tani nga WhatsApp.

Pesë risitë e WhatsApp:
–    Zoom-in gjatë kohës që jeni duke parë një video
–    Korrigjim i disa keqfunksionimeve që konsumonin shumë hapësirë tek iPhone
–    Mund të dërgoni dhe merrni dokumente në format PDF apo t’i tërhiqni këto dokumente nga aplikacione të tjera që keni të instaluar në telefonin tuaj si iCloud Drive, Google Drive, Dropbox apo Microsoft OneDrive.
–    Përmirësim i dezajnit dhe shfletimit të fotove dhe videove.
–    Mund të shpërndani foto dhe video nga aplikacione të tjera të instaluara në telefonin tuaj si Google Drive, DropBox apo Microsoft OneDrive.
–    Më shumë mundësi zgjedhjeje për background-n e bisedave personale apo në grup.

Top Channel