Një gjykatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vendosur që Apple nuk mund të detyrohet t’i japë FBI-së akcesin e një iPhoni të bllokuar, në një rast që nuk është gjë tjetër veçse vazhdim i një beteje të gjatë ligjore.

Gjykatësi në Bruklin rrëzoi një mocion të Departamentit amerikan të Drejtësisë për ta detyruar kompaninë Apple që të zhbllokojë një telefon në një rast të lidhur me drogën.

Në një tjetër rast, FBI kërkon që të zhbllokojë telefonin e Syed Rizwan Farook që vrau 14 persona në San Bernandino të Kalifornisë në dhjetor, por Apple ka bërë rezistencë duke e quajtur kërkesën të rrezikshme dhe të pa precedentë.

Vendimi i gjykatësit në Bruklin shënjestron në të njëjtën pikë si edhe rasti i San Bernandinos. 14 persona u vranë dhe 22 të tjerë u plagosën nga Farook dhe bashkëshortja që hapën zjarr në qytetin kalifornian në dhjetor.

Një urdhër gjykate në Kaliforni i kërkoi kompanisë Apple të ndihmojë në zhbllokimin e “software”-t në iPhonen e Farukut, që sipas FBI-së, përmban informacione thelbësore.

Drejtori i Apple, Tim Cook, tha se kërkesa ishte një kapërcim kompetencash nga ana e qeverisë amerikane dhe rrezikonte t’i jepte autoriteteve fuqinë për të hyrë në aparatet e kujtdo e për të kontrolluar të dhënat e tyre.

Javën e kaluar kompania kërkoi një gjykate të rrëzoi vendimin, i njëjti akt i vitit 1789 i shfrytëzuar nga FBI në rastin e kërkesës së San Bernandinos, është aplikuar edhe në rastin e Bruklinit.

Por, gjykatësi James Orenstein tha se rasti nuk ishte i aplikueshëm në këtë rast duke shtuar se nuk ishte e drejtë që të vendosje kompaninë e Apple përpara detyrimit për të ndihmuar në hetimet e qeverisë përkundër vullnetit të saj.

Departamenti amerikan i Drejtësisë reagoi duke thënë se do të apelojë kundër vendimit të Gjykatës së Bruklinit.

Top Channel