Edhe Microsoft në mbështetje të Apple ndaj FBI-së për kërkesën për të zhbllokuar një iPhone. Lajmi bëhet i ditur nga CNBC.

Kompania e Redmond do të paraqesë disa dokumente në mbështetje të Cupertinos. Vendimi i Microsoft duket si një kundërtendencë në krahasim me atë të themeluesit Bill Gates, që ditët e fundit ka mbajtur anën e FBI-së.

“Duhet një ligj i shekullit të 21-të, për të përballur problemet e shekullit të 21”, thotë Microsoft. Në krah të kompanisë së Tim Cook janë renditur edhe Google dhe Twitter, që sipas Cnbc do të paraqesin mocione mbështetje në gjykatë.

Top Channel