Pajisjet tekonlogjike pritet që të lënë pa punë më shumë se gjysmën e popullsisë në botë për një periudhë kohore prej 30 vjetësh. Ky paralajmërim vjen nga ekspertët të cilët thonë se njerëzit do të mbeten “jashtë loje” dhe të “padobishëm”.

Në takimin e zakonshëm të Shoqës amerikane për Avancimin e Shkencës (AAAS), eksperti kompjuterik Moshe Vardi tha se makinat pa pilot mund të zëvendësojnë taksitë, dronët mund të zëvendësojnë postierët, ndërsa edhe punonjësit e seksit mund të mbeten pa punë falë zhvillime të reja me “robotët e seksit”.

Por, duket se ka një pozicion shumë të rëndësishëm që robotët nuk e mbulojnë dot, atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërsa takimi i AAAS po mbahej në Uashington, në pjesën të vedit, Kaliforni, kandidati për president, Zoltan Istvan ishte i zënë duke bëtë një debat me një superkompjuter.

Istvan është duke kandiduar për Partinë Transhumaniste, që mbron kauza të tilla si intelegjenca aritificiale apo zgjatjen e jetës. Sipas Istvan, problemi më i madh me liderët është se janë egoistë, gjë që nuk ndodh me robotët.

“Mendoj se në vitin 2020 do të mund të shohim një robot AI duke kandiduar për president të Shteteve të Bashkuara, një robot që pëlqen të debatojë për politikën. Nuk e besoj se do të fitojë, por besoj fuqishëm që deri në vitin 2028 robotët mund të jenë të përshtatshëm për ndonjë post politik, përfshirë edhe atë të presidentit të SHBA-ve”, deklaroi Istvan.

Top Channel