Të dielën e ardhshme pritet që Samsung të prezantoje telefonat më të rinj smart, Galaxy S7 dhe S7 Edge, mrëpo vetëm një javë para janë zbuluar edhe çmimet e këtyre pajisjeve.

Siç kanë raportuar faqet e specializuara të teknologjisë, Galaxy S7 do të kushtojë 700 euro, ndërsa S7 Edge 800 euro.

Porositë para kohe mund të bëhen që nga data 21 shkurt, ditë edhe kur do të prezantohen telefonat, ndërsa në dyqane do të jenë nga data 11 mars.

Ashtu siç kemi njoftuar edhe më parë, Galaxy S7 do të ketë një ekran prej 5.1-inç, ndërsa S7 Edge 5.5-inç ekran, e njëjta madhësi sa ekrani i iPhone 6 Plus.

Rezolucioni i S7 do të jetë 2560×1440 piksel, 12MP kamerë kryesore, 5MP kamera përpara, 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Top Channel