Jo vetëm piktura dhe vepra arti, por edhe një muze për viruse informatike, ato të një kohe të mëparshme.

Muzeu është krijuar nga Internet Archive dhe është një galeri online i disa ‘malware’, që vepronin në vitet ’80 – ’90. Ato janë dhe interaktive. Nëse klikon mbi ikonin e virusit të përzgjedhur, një simulator të tregon efektet në kompjuterin tonë. Por kjo është vetëm një lojë dhe nuk shkakton asnjë dëm.

Viruset e mëparshme ishin mjaft të lehtë dhe më pak të dëmshëm se viruset e sotëm. Sot problemi i sigurisë është bërë mjaft më i rrezikshme, aq sa është kijuar një ditë, 9 shkurti, si Safer Internet Day.

Nga virusët Arianna dhe CoffShop, faqja Internet Archive ka mbledhur 78 shembuj virusësh të 20 viteve më parë. Është një ‘shëtitje’ në të kaluarën, ku viruset në thelb merreshin me anë të emailit apo një diskete në kompjuter.

Idea e krijimit të këtij arkivi të vjetër është e Mikko Hypponen, përgjegës i F- Secure. Në faqe mund të zgjedhësh viruset e vjetra me anë të emrit, rëndësisë apo datës së krijimit.

Virusi i parë informatik që ka goditur një kompjuter, i njohur si Brain, ka qënë më 1986. Në vitet 2000, shoqëria e sigurisë së programeve Sophos, vlerëson se në atë kohë kanë qënë në qarkullim të paktën 50 mijë viruse.

Top Channel