Mozilla ngre flamurin e bardhë. Fondacioni që ka krijuar një brouser të suksesshëm, Firefox, nuk ia doli me Firefox OS, sistemi operativ për telefona.

Dy muaj pasi kompania bëri të ditur se nuk do të shesë më sistemin e saj operativ, ajo do të largohet nga smartphone-t.

“Nuk arritëm të krijojmë një alternativë ndryshe dhe bindëse për përdoruesit, dhe dështuam në ndërtimin e të gjithë ekosistemit të brendshëm. Skuadra jonë krijoi një platformë impresionuese por nuk kishte kushte për të fituar ndjeshjen tregtare të smartphone”, shkruan Mozilla në blogun e saj.

Debutimi i Firefox OS në 2013 u përshëndet nga operatorë të ndryshëm telefonik. Pajisjet me kosto të ulët u publikuan në vende të ndryshme, sidomos afrikane dhe aziatike. Por në një treg të dominuar nga Android dhe iOS, kuy Blackberry përfundoi në kufij, dhe Windows po lodhet të presë një fetë të tortës, Firefox OS nuk ia doli dot.

Firefox OS braktis smartphone, por nuk vdes. Platformë do të jetë në smart tv dhe ka si qëllim të fokusohet në pajisjet e lidhura, ku premton të ofrojë zgjidhje të hapura, por sigurisht në tutelën e privatësisë.

Top Channel