Këngëtarja Taylor Swift ka hedhur hapin e parë në fushën e lojërave për celular, duke bashkëpunuar me Glu Mobile Inc.

Ka qënë vetë kompania që ka bërë të ditur lajmin për krijimin e një loje të re. Glu Mobile nuk ka dhënë detaje të reja mbi lojën e Swift, përveç faktit se ajo do të publikohet më vonë gjatë vitit, dhe se është një partneritet shumë vjeçar me divën e muzikës.

Glu Mobile, kompania pas lojës popullore “Kim Kardashian: Hollywood”, është fokusuar në bashkëpunimin me VIP-at, për të krijuar lojëra të personalizuara.

Swift ka rreth 71 milionë ndjekës në Twitter, më shumë se 74 milionë njerëz pëlqejnë faqen e saj në Facebook.

Top Channel