Albania ICT çeli këtë të enjte edicionin e katërt të çmimeve në fushën kombëtare të teknologjisë dhe informacionit.

“ICT Awards” ka prezantuar nismën që organizohet një herë në vit dhe që do të kulmojë në datën 29 prill me dhënien e 7 çmimeve në kategori të ndryshme në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

“ICT Awards” fton të marrin pjesë të gjithë ata kandidatë shqiptarë, pavarësisht vendit ku jetojnë dhe punojnë që kanë zhvilluar ose publikuar një projekt apo aplikacion gjatë vitit 2015, në njërën nga këto 7 kategori.

Partneriteti i zgjeruar i këtij evenimenti do të mbështesë realizimin e projekteve apo aplikacioneve të cilat do të shpallen fituese nga juria. Projekti synon identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziastë në fushën e ICT-së.

Nisma mbështetet nga Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe lidhet kryesisht me emrin e themeluesit të Top Medias si nismëtar dhe ideator i produktit më të suksesshëm dixhital shqiptar, kompanisë “Digitalb”.

Top Channel