Apple pritet që të prezantojë pajisjet e reja më 15 mars. Sipas “9to5mac”, e cila njihet si një faqe për informacione të besueshme në lidhje me produktet e kësaj kompanie, është e sigurt se eventi do të mbahet në muajin e tretë të këtij viti, edhe pse data e saktë mbetet për t’u përcaktuar.

Në këtë event, Apple do të prezantojë telefonin iPhone 5SE me ekran prej 4-inç, ose ndryshe siç është quajtur nga mediat “iPhone i vogël”. Ky telefon do të ketë procesor A9 dhe do të ofrojë shërbimet si Apple Pay apo Live Photos.

iPad Air 3 është një tjetër pajisje që pritet të prezantohet në mars, e cila është e përditësuar me shërbimet më të reja, me tastierë të mençur dhe me drita LED në pjesën e pasme.

Ndërkohë, në lidhje me orët smart të Apple, kompania pritet të prezantojë ndryshimet në sistemin operativ dhe rripat e rinj.

Ky event i Apple do të jetë i pari për 2016-n dhe pas atij të muajit shtator të vitit të kaluar.

Top Channel