Behet e ditur se Apple përveç mini-iPhone, i cili do të quhet “5se”, në muajin mars do të prezantojë edhe një iPad të ri.

“9to5Mac” bën të ditur se iPad i ri do të quhet Air 3, ndërsa do të ketë një ekran 9.7-inch dhe do të vijë me cilësi të zërit të përmirësuar, dhe do të mund të përdor Apple Pencil (Lapsin Apple) si dhe ndryshime të tjera.

Sipas faqeve që merren me lajmet më të fundit nga teknologjia, për telefonin e ri të Apple thuhet se do të jetë i njëjtë si ai i vitit 2013, por me një ekran prej 4-inç.

Top Channel