Vendimi për Ivanoviç, Gjuriç: Rrezikon vazhdimin e dialogut

21/01/2016 00:00

Aktgjykimi kundër politikanit serb nga veriu i Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi. Shumica e partive politike konsiderojnë se ky vendim është i ashpër, vazhdim i agresionit të NATO-s ndaj Serbisë dhe i motivuar politikisht.

Por, siç vlerësojnë mediat serbe, aktgjykimi mund të nënkuptojë edhe fundin e dialogut me Kosovën.

Shefi i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, ka thënë se ky vendim kundër Ivanoviç nuk ka asnjë lidhje me të drejtën dhe drejtësinë.

“Është koha që Beogradi të rishikojë pjesëmarrjen në bisedimet me Prishtinën pasi është duke u krijuar një balanc i rremë në prag të formimit të gjyqit për krimet e UÇK-së”, ka thënë Gjuriç, duke shtuar se ky është një vendim për të përulur tërë Serbinë.

Ekspertët serbë thonë se ka pak dëshmi që e lidhin në mënyrë direkte të akuzuarin me krimet.

Top Channel