Që nga koha e krijimit të Facebook-ut nga Mark Zuckemberg, askush nuk mund ta imagjinonte fuqinë që ai po u jepte përdoruesve. Nga çdo skaj i botës Facebook ndihmoi jo vetëm shoqërinë që të ishte më e hapur, por dhe demokracinë në shumë raste.

Njerëzit mund të postojnë atë që mendojnë pa patur frikë se do censurohen. Ironia, sarkazma apo thjeshtë një informacion që e ka dikush, bën që sot Facebook të jetë pasqyrë ku njerëzit shohin të vërtetat, sikurse informacionet e cunguara nga mediat tradicionale.

Me futjen në “autostradën” online, nuk ka më monopol të një të vërtete, por shumë të vërteta të hedhura në “treg”. Suksesi ose jo i një statusi matet me numrin e “pëlqimeve” nga miqtë që nëse gjejnë veten tek ajo që ke shkruar, e shpërndajne dhe komentojnë.

Tashmë shprehja “trimi i mirë me shokë shumë”, zëvendësohet me “trimi i mirë me ‘like’ shumë”. Postohen foto, këngë, dedikime duke krijuar një opinion publik në botën virtuale.

Top Channel