Miq dhe armiq, por biznesi mbi të gjitha
15/01/2016 00:00
Apple dhe Samsung, miq-armiq. Sipas faqes Cult of Mac, kompania e Kupertinos ka arritur një marrëveshje me kompaninë koreane, për ti besuar prodhimin e ekranëve Oled, që duhet të montohen në iPhone-t e ardhshëm.
Si pjesë e kësaj marrëveshjeje, Samsung do të investojë mbi 7 miliardë dollarë për të rritur kapacitetin prodhues të këtij lloj ekrani, më i butë dhe më efiçent nga ana energjitike.
Gjithnjë sipas këtyre zërave, me këtë investim Samsung do të mund të prodhojë 30- 40 mijë ekrane Oled në muaj, por mund të prodhojë edhe më shumë në rast nevoje.
Ndërkaq, mbi iPhone 7, vijojnë ‘zërat’ për mungesën e vendit të kufjes, e cila mund të funksionojë me bluetooth.
Top Channel