Nishani: Reforma në drejtësi sipas udhëzimeve të Venecias

14/01/2016 20:30

Presidenti Nishani i bëri thirrje klasës politike që të punojnë për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformën në drejtësi, në bazë të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

“Përfitoj nga rasti t’u bëj edhe një herë thirrje të gjitha palëve, politike dhe të shoqërisë civile, që me transparencën e nevojshme dhe duke i qëndruar besnikë angazhimit të parë për të përqafuar frymën dhe orientimet tashmë eksplicite të Komisionit të Venecias, të dakordësojnë sa më parë paketën ligjore. Në këtë frymë konstruktive do të vazhdoj të mbështes plotësisht dhe të lehtësoj, nëse nevojitet, çdo përpjekje e angazhim”, tha Nishani.

Në fjalën e mbajtur gjatë një takimi me diplomatë të huaj në Pallatin e Brigadave, kreu i shtetit tha se reforma ka hyrë në një fazë kyç dhe procesi mund të rigjallërohet përmes bashkëpunimit të hapur e vullnetmirë në kornizën kuadër që ka ofruar Venecia.

Top Channel