Tregu botëror i kompjuetarëve, pavarësisht publikimit të sistemit të ri operativ, Windows 10, nuk pritet të marrë veten. Përkundrazi zbret nën shifrën e 300 milionë pajisjeve të shitura.

Në 2015, shitjen sipas analistëve të Idc, kanë regjistruar një rënie prej 10.4% duke u ndalur në kuotën e 276.2 milionë njësive. Bëhet fjalë për nivelin më të ulët që ka qënë në vitin 2007, vit në të cilin u shitën 270.5 milionë kompjutera. Tkurrja dyshifrore në fakt shënon një rekord të ri, ndërsa deri tani e dhëna më e keqe ka qënë ajo e 2013, me – 9.8 %.

Janë tre faktorë që rëndojnë mbi të, sipas ekspertëve: ngadalësimi i ekonomisë kineze, dollari i fortë që i ka bërë kompjuterët më të kushtueshmit në Europë, dhe rritja e paevitueshme e smartphone dhe tabletëve.

Kritikat pozitive për kompjuterat e lançuar gjatë 2015, nuk kanë shërbyer për të ndryshuar trendin, kjo edhe për shkak të ciklit të gjatë të jetës që ka një pajisje. Tregu nuk i është përgjigjur ende as sistemeve të reja operative, në veçanti Windows 10 të Microsoft.

Top Channel