Shefi juaj mund t’ju monitorojë WhatsApp-in
13/01/2016 00:00
Kompanitë kanë të drejtë të monitorojnë mesazhet private online të punonjësve të tyre, ka vendosur një gjykatë sipas “The Independent”.
Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut dha vendimin pas një rasti të një inxhinieri rumun që u pushua nga puna pasi përdorte Yahoo Messenger jo vetëm për kontaktet profesionale, por edhe për ti dërguar mesazhe të fejuarës dhe të vëllait.
Gjykata e Strasburgut mbështeti punëdhënësin e tij “pasi nuk ishte e paarsyeshme që punëdhënësi të verifikonte që punonjësit e tij bënin detyrën profesionale gjatë orëve të punës”.
Gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e punonjësit se i ishte shkelur privatësia dhe është kompromentuar korrespondenca e tij konfidenciale.
Top Channel