Me çmime që fillojnë nga 299.99 dollarë, tashmë modelin më e ri të orës “Moto 360 Sport” mund ta gjeni edhe në Google Store.

Modeli më i ri i prodhuar nga Motorola doli në shitje javën e kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ora e re e Motorolas vjen me Google Android Wear OS, ekranin prej 1.37 inç dhe rezolucionin prej 260 x 325 piksel në procesorin 1.2GHz quad core Qualcomm Snapdragon 400. Modeli 360 Sport vjen edhe me Adreno 305 GPU në 412MB RAM dhe 4GB memorie.

Moto 360 i ngjason orëve tradicionale. Ora ka një rrip prej gome i kombinuar nga metali ngjyrë floriri. Një ndryshim që bie në sy nga orët e tjera Android Wear është zhvendosja e butonit të orës më afër numrit 2.

Fakti më surprizues është debutimi i tre versioneve të kësaj ore, secili me ngjyrë dhe rrip të ndryshëm. Dy versione janë të dizenjuar për t’u përdorur nga meshkujt, ndërsa një version për femrat. Motorola ka sjellë një orë me përmasa 46mm dhe një tjetër me përmasa 42mm për meshkujt, ndërkohë që femrave do ti përshtatet modeli po 42mm.

Top Channel